A keni dëgjuar për pastën MI Paste Plus nga GC?

Është një krem me bazë uji (CPP-ACPF) me fluorid të inkorporuar për të ndihmuar në rimineralizimin e dhëmbit dhe parandalimin e kariesit. Ështe i vetmi produkt për përdorim profesional që përmban Recaldent e përmirësuar me 900ppm sodium kalciumi. Përdoret si trajtim topikal te pacientët që kanë: rrezik të lartë kariesi, kserostomi, ortodonci, pas zbardhimit, onkologji, pediatri, dhe pllaka/nevoja speciale. Sigurisht funksionon shumë mirë edhe në raste hipersensitiviteti. Mund të përdoret edhe nga higjienistët para pastrimit të gurëzave për të reduktuar ndjeshmërinë te pacientët.

Aplikohet shumë thjesht me furçë ose me gisht (pasi keni veshur doreza). Madje mund të përdoret edhe në shtëpi nga vet pacienti, sidomos për të shmangur lezionet ose dekalcifikimin e smaltit. Pacientët kanë një shumëllojshmëri shijesh për të përzgjedhur: luleshtrydhe, pjepër, vanilje, mente dhe tutti frutti.

MI Paste Plus ka një vlerësim prej 97% nga Dental Advisor dhe 85% konsultues do kalonin te ky produkt.