Skuadra jone ne Kongresin e gjashtë Mbarëshqiptar nga Shoqata Dentare Shqiptare

Përshëndetje miq,

Kjo ishte skuadra jonë e paraqitur në Kongresin e gjashtë Mbarëshqiptar nga Shoqata Dentare Shqiptare, këtë fundjavë. Ishte kënaqësi të shiheshim sërish me shumë nga ju! 😀

Duke parë interesimin tuaj për produktet e NSK, të inkurajuar edhe nga ofertat tona, kemi vendosur që këto oferta t’i zgjasim deri në 31 Tetor. Kështu, me dëshirën për të inkurajuar edhe ata doktorë që janë lodhur me cilësinë shumë të ulët të anglave dhe pjesamenëve kineze, dhe duan të provojnë cilësinë, preçizionin dhe jetëgjatësinë japoneze, angli i turbinës PanaAir FX, një nga bestsellerat tanë, bëhet 25% më lirë.

Ky angël është seria më e fundit e anglave ekonomikë të NSK, me rregullator të presionit të ajrit të inkorporpuar (diçka që deri më tani ka qenë e përfshirë vetëm te anglat e kategorisë premium), me 30% më shumë torko, i përbërë totalisht nga çeliku, me dyfishin e jetëgjatësisë së kartrixhës falë materialit më të fortë në pjesën e kokës dhe falë formës së përmirësuar, dhe me një qafë më elegante nga seria e mëparshme PanaMax!

Përdoreni shansin e një çmimi shumë të favorshëm për t’i dhuruar vetes rehati në punë e për të fjetur mendjen, pasi sasitë janë të limituara!