Miq, sa prej jush ndiheni fajtorë kur përdorni amalgam? Sa prej jush nga ana tjetër mendojnë se amalgami është shumë mirë se nuk tkurret dhe s’të hap më punë?
Sa prej jush më sipër keni provuar të mbushni me glasionomer?
Glasionomerët janë një super alternativë sepse njësoj si amalgami
1. Punohen në ambjent të lagësht
2. Janë shumë të thjeshtë në përdorim
3. Nuk ka nevojë për rubber dam
4. Janë shumë të fortë falë përmbajtjes së qelqit
5. Gati pa tkurrje
6. Punohen shumë shpejt
Por kanë dhe këto të mira që amalgami nuk i ka:
1. Nuk kanë mërkur (nuk ndotin as ambjentin as trupin tonë)
2. Janë estetikë
3. Përdoren te fëmijët dhe grupe të tjera lirisht
4. Dhëmbi nuk rrezikon krisjen si me amalgamin
5. Nuk ka nevojë të gërryesh gjysmën e dhëmbit për të krijuar bazament
Si thoni t’i hidhni një sy para se amalgami të ndalohet fare dhe të jeni një hap përpara në klinikën tuaj?
GC -lideri në treg për glasionomerë ka një gamë të gjerë që i përshtatet shumicës së nevojave tuaja!
Sot ju sugjerojmë produktin shumë inovativ Equia Forte në kombinim me Equia Forte Coat: glasionomer për super mbushje posteriore të përhershme dhe për të gjitha moshat!
Shkëlqim, Fortësi, Thjeshtësi, Shpejtësi, Inovacion-të gjitha në një!